Skulptura e quajtur “Nëna” prej sot e zbukuron “Parkun e gruas” në Shkup. Ajo është vepër e artistit Andrej Mitevski dhe është e krijuar nga materijali sinopreks i gjetur në deponitë e ndryshme përreth Shkupit dhe paraqet një portret unik të gruas.
“Ajo është e thyer dhe e ndarë me armaturë e cila ka për qëllim ta paraqesë procesin e ndërtimit të kësaj figure. Skulptura “Nëna” është reflektim i veprimeve shkatërruese të njeriut në natyrë dhe prej aty është nxjerë pamja e saj. Materijali i cili është hudhur si mbeturinë nëpër deponitë e ndryshme, në këtë rast shërbeu si materijal ndërtues për këtë skulpturë e cila nëpërmjet estetikës së saj e potencon faktin se mbeturinat mund të reciklohen dhe kështu të ruhet mjedisi dhe planeti”, thotë autori.
Skulptura është pjesë e projektit “Mblidh mbeturina dhe bëj skulpturë” të Mitevskit, i cili është përkrahur nga Fondacioni “Shoqëri e hapur Maqedoni”.