Filmi “Vërba” e regjisorit të suksesshëm maqedonas Millço Mançevski , e ka tejkaluar numrin e 30 mijë shikimeve, që paraqet rekord në Maqedoninë e Veriut.
“Ky është filmi më i shikuar në Maqedoni në vitin 2019, po ashtu është filmi më i shikuar maqedonas në vitet e fundit. Në të kaluarën, në kohën para strimingut në internet, shikueshmëria e gjithë projeksioneve në kinema ishte në nivel tjetër. Shembull filmi “Pluhuri” i Mançevskit ka shënuar rekord prej 120 mijë shikime në vitin 2001”, thonë nga produksioni i “Vërba”, shkruan SDK, përcjell Schoolture.info.
“Vërba” prej një kohe paraqitet edhe në Kinotekë. Kohë më parë, para një salle të stërmbushur, Mançevski u kyç në bisedë me publikun dhe fliste për aspektet e “Vërba”, por edhe për veprimtarin e tij në përgjithësi.
Filmi i metrazhit të gjatë “Vërba”, i regjisorit Millço Mançevski, kishte edhe premierën e saj botërore më 19 tetor 2019, në Festivalin e 14 të Romës.
Muajin e kaluar nga Cineplexx njoftuan se filmi “Vërba” është filmi më i shikuar në historinë e tyre.
Për shkak popullaritetit të filmit nga Cineplexx dhe Kinoteka njoftuan se “Vërba” do të rishfaqet përsëri.
Filmi do të luaj në dy termine në ditë, nga ora 18.00 dhe 20.00 edhe atë më 21 Janar, 22, 24, 25, 28, 29, 30 (vetëm në orën 17.00) dhe më 1 shkurt.
Filmi do të vazhdoj të shfaqet në tërë Maqedoninë. /Schoolture.info/