Xhejmi Li Kertis: “Toka e Mjaltit” është një film i mahnitshëm

Aktorja e njohur e Holivudit Xhejmi Li Kertis në profilet e saj në Instagram dhe në Tuiter publikoi se “Toka e Mjaltit” është një film mahnitës.

“Një moment shumë i përsosur për këtë film. “Toka e Mjaltit” është mahnitës. Lakmesë. Pangopësi, Familje. Dashuri, Nder. Natyrë. Qëndrueshmëri. Jam e mahnitur”, publikoi Li Kertis.

“Toka e Mjaltit” sivjet është nominuar për dy oskarë edhe atë në kategoritë “filmi më i mirë dokumentar” dhe “filmi më i huaj më i mirë”.

Ceremonia e ndarjes së 92-të të oskarëve do të mbahet më 9 shkurt në Los Anxhelos.