SHKRIMTARI I “GAME OF THRONES” THOTË SE NUK DO TË NDRYSHOJË ASGJË NË LIBRAT E ARDHSHËM

Shkrimtari George R.R. Martin tha se pavarësisht nga reagimet negative rreth përfundimit të serialit televiziv, “Game of Thrones”, nuk do të ndryshojë asgjë në librat e ardhshme të “A Song of Ice and Fire”.

Katër sezonet e para të “Game of Thrones” në masë të madhe janë bazuar në pesë prej romaneve të Martinit.

Për zhgënjimin e fansave, Martini në një intervistë për revistën Entertaiment Weekly tha se fati i personazheve kryesore do të mbetet i njëjtë, për shkak se dëshiron të shkruajë një libër siç e kishte menduar më parë.

“Unë jam i tunduar për të ndryshuar atë -” Oh, Zot, jo. Unë duhet të mendoj për diçka të ndryshme, por kjo është e gabuar, sepse kisha planifikuar një vend të caktuar. Dhe nëse e ndryshoni atë vetëm për shkak se dikush e kuptoi ndryshe, atëherë ajo do ta shkatërron tërë strukturën”, tha Martin.

Shkrimtari tha se ishte nën presion të madh për të përfunduar librin para fundit të serialit, por tani është nuk do të nxitohet pas përfundimit të serialit.

“Ajo do të jetë gati kur është gati”, ka thënë Martin duke folur për botimin e librit të ardhshëm.