Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Në UT hapet konkursi për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2019/2020

Në Universitetin e Tetovës, është hapur konkursi për   regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020.

Kandidatët të cilët do të aplikojnë për regjistrim, fillimisht duhet ta plotësojnë formularin online në ueb faqen e Universitetit: www.unite.edu.mk.
Po ashtu, kandidatët duhet t’i dorëzojnë këto dokumente: Fletaplikimin (merret në administratë gjatë dorëzimit të dokumenteve); Dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm; Diplomën për kryerjen e shkollës së mesme; Certifikatën nga libri amë i të lindurve; si dhe Certifikatën e nënshtetësisë.

https://drive.google.com/file/d/1Qrd4UVk2A8JDRXr-GSwLV1IHsVyB2tWk/view?fbclid=IwAR1SVQFOZIcyygb7WE6TzROkYb89kkPR1afhkm-rquSkDD3rVhXsvGptMFE