Viti jubilar i Festivalit të filmit filozofik do të mbahet në kushtet e reja të imponuara nga pandemia me koronavirusin. Organizatorët e festivalit thanë se në edicionin e 10 kanë qenë në dilema serioze nëse do të duhet të anulojnë, por në fund kanë vendosur që ta realizojnë përmes shfaqjeve online dhe falas për të gjithë artdashësit dhe qytetarët e interesuar.
Ana Dishlieska-Mitova
“Para nesh ishte pyetja nëse ta anulojmë festivalin, ta ndërpresim në tërësi, apo siç bëjnë shumë festival të migrojmë online dhe në këta situatë të gjejmë një model të funksionimit që do të mundohet të ruajë kontinuitetin e jetës kulturore të qytetarëve dhe të mundohemi në një mënyrë solidare të japim një program cilësore kulturore që do të jetë falas për të gjithë, pasi të gjithë jemi të vetëdijshëm se gjendja ekonomike aktualisht është e rëndë. Gjithashtu dëshiruam të japim një kontrbut të vogël nga sfera e kulturës së pavarur në Maqedoni”
Kriza me koronavirusin ka goditur ekonomikisht edhe artistët edhe vetë festivalin, por drejtoresha Ana Dishlieska Mitova thotë se megjithatë ata dëshirojnë që në këtë periudhë krize të kontribuojnë përmes këtij festivali për tua zbutur përditshmërinë qytetarëve në këtë kohë kur teatrot dhe kinematë janë të mbyllura. Edicioni i sivjemë ofron një paletë prej dhjetëra filmave ku janë siguruar edhe filma të metrazhit të shkurtër.
Ana Dishlieska-Mitova
“Edicioni I këtij viti e titulluam “Migracionet pranverore online” pikërisht për shkak të transmetimit online. Programin të gjithë qytetarët do të mund ta gjejnë në në platformën www.cinesquare.net/pff ku në onlinë dhomën e festivalit të filmit filozofik do të mund të gjinden rreth 30realizime filmike, programi plotësohet ashtu siç konfirmohen ngjarjet. Ajo që e ofrojmë këtë vit është selekcioni filmik I metrazhit të shkurtër që fatmirësisht në tërësi arritëm ta ruajmë dhe ku do të mund të ndiqen rreth 20 filma të metrazhit të shkurtër dhe disa filma revija, mes të cilave film i profeson Stefan Sidovski dhe Millço Mançevskit, të enjten. Meqë festivali ka filluar më 21 maj, qytetarët do të mund der më 31 maj ti ndjekin të gjithë filmat falas dhe të marin pjesë në shumë ngjarje që I organizojmë rreth festivalit”
Të gjithë qytetarët e interesuar shfaqjet e festivalit te filmit filozofik do të mund t’i ndjekin falas në faqen www.cinesquare.net/pff, ndërsa programin e plotë dhe informatat e tjera do të mund t’i gjejnë në faqen zytare të festivalit në Facebook: Филозофски Филмски Фестивал / Philosophical Film Festival. /TvSHENJA/