Prej sot deri më 22 maj në Kumanovë do të mbahet për herë të 14-të, Festivali i filmit të ri gjerman nën organizimin e Ambasadës së Gjermanisë në Maqedoni.
Vizituesit do të kenë mundësi të shikojnë filma nga produksioni më i ri në Gjermani, komedi, drama, filma për të vegjël, por edhe filma të shkurtë gjerman.
Në Festivalin do të shfaqen komedia “100 punë”, drama “Karrigia e nxehtë”, filmat “Në kohën kur drita shuhet” dhe filma tjerë.
Filmat fillojnë në orën 20.00 në Qendrën Kulturore për të Rinj “Kozjak”.
I njëjti Festival më pas udhëton në tërë vendin, edhe atë në Prilep, Manastir, Ohër, Radovish, Shtip, Tetovë, Kavadar, Gjevgjeli dhe Shkup. /Schoolture.info/