Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Panairi i Librit në Shkup, Shoqata e botuesve dhe letrarëve ndau çmime

Në kuadër të Panairit ndërkombëtar të librit në Shkup, Shoqata e botuesve dhe letrarëve në mënyrë tradicionale i ndau çmimet për botimet më të mira midis dy panaire librash. Për çmimet vendosi komisioni profesional i përbërë nga prof. dr. Aleksandar Prokopiev, kryetar, prof. dr. Ivan Xheparoski, anëtar dhe prof.dr. Lidia Kapushevska-Drakulevska, anëtare të cilët i dhanë disa çmime. Libri “Atllasi kulturor i islamit” i Ismail R.el Faruki dhe Lois Lamia el Faruki i botuar nga Logos-A nga Shkupi e fitoi çmimin për përpunimin më të mirë kompjuterik apo libër të botuar midis dy panaireve. Në kategorinë “Edicioni më i mirë origjinal nga sfera e letërsisë, shkencës, kulturës dhe arrtit, çmimin e parë e fituan Gligor Jovanovski, Bllazho Boev, Trajçe Stafilov, Petre Makreski,  Vllado Matevski, Ivan Boev për librin “Alsha” (Trashëgimi botërore natrore)” botuar nga ASHAM.