Cilat janë festivalet më të njohura të filmit dokumentar në rajon?

Botërore apo tonat. Çfarë janë festivalet e filmit dokumentar për SHBA-në, Francën, Italinë dhe vendet e tjera evropiane, për ne në Ballkan këto janë disa festivale që krah për krah mund të sillen me festivalet me famë botërore të këtij zhanri.

Më poshtë ju sjellim katër festivalet e filmit dokumentar nga vendet e rajonit që ia vlen t’i njihni.

DokuFest

Kosova po ashtu krenohet me festivalin e saj të filmit dokumentar me famë ndërkombëtare.

DokuFest është një festival ndërkombëtar i filmit ndërkombëtar dhe filmit të shkurtër që mbahet në qytetin e Prizrenit të Kosovës çdo vit gjatë muajit gusht.

DokuFest u themelua në vitin 2002 nga një grup entuziastësh të filmave dokumentarë. Që atëherë ajo është rritur në një ngjarje kulturore që tërheq artistë dhe audiencë ndërkombëtare e rajonale.
Filmat shfaqen gjatë festivalit 8-ditor dhe shoqërohen me programe, aktivitete dhe punëtori.

Në vitin 2017, DokuFest u nderua me një çmim nga Akademia Britanike e Filmit, Televizionit dhe Artit (BAFTA) për suksesin e filmit të shkurtër britaniko-kosovar “Home”. Me kalimin e viteve, Dokufest është rritur dhe zgjeruar në një nga festivalet më të rëndësishme të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Evropën Juglindore. Që nga viti 2019, Dokufest është një festival kualifikues i filmit të shkurtër BAFTA (Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit).

Makedox

Makedox, një platformë me shumë shtresa me aromë qepe është slogani i këtij festivali të filmit dokumentar. Për 12 vitet e fundit, festivali Makedox është mbajtur në Shkup çdo vit në muajin gusht.

Ajo lindi me idenë e disa krijuesve të filmave dokumentarë dhe u shndërrua në një platformë me forum, kinema udhëtimi dhe punëtori.

Interesante për festivalin Makedox është se përveç pjesës zyrtare të festivalit krijuesit e tij kanë edhe një mision tjetër, të afrojnë magjinë e shikimit të filmave në hapësira të jashtme, në zonat rurale të Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi kryesor i forumit të mbajtur në kuadër të këtij festivali të filmit dokumentar është zhvillimi i një plani strategjik për rritjen e bashkë-prodhimeve të filmave dokumentarë mes vendeve të Ballkanit.

Secili edicion i festivalit ka një fokus të ndryshëm, ndërsa edicioni i fundit i 12-të i Makedox u fokusua në përhapjen e filmit dokumentar, me theks të veçantë në promovimin e filmave nëpër festivale anembanë Evropës.

Ndër segmentet e rëndësishme të festivalit janë dhe “Bisedat nën fikun”, të cilat mbahen çdo ditë gjatë festivalit në Kurshumli Han në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Makedox mbështetet nga Agjencia e Filmit, Qyteti i Shkupit, si dhe nga disa institute, ambasada, shoqata dhe media.

Beldocs

Një nga festivalet më të mëdha të filmit dokumentar është edhe Beldocs që mbahet në Beograd të Serbisë. Edicioni i parë i këtij festivali të filmit u mbajt në vitin 2008 dhe ekipi që punon në festival po përpiqet të krijojë një hapësirë unike në të cilën do të lartësohen specifikat e dokumentarit dhe do të debatohet hapur për tema që prekin shoqërinë.

Beldocs kujton me krenari rrugëtimin që kanë bërë nga festivali i parë deri në ditët e sotme, nga një edicion modest në madhështor me 15 filma nga viti në vit. Beldocs ka katër programe konkurruese (serbe, ndërkombëtare, dokumentari më i mirë i shkurtër dhe dokumentar për adoleshentët), mbi qindra filma, dhjetëra premiera botërore dhe rajonale dhe dy retrospektiva.

Në kuadër të festivalit po zhvillohen projekte të ardhshme vendase dhe të huaja. Festivali realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Serbisë, BE-së dhe mediave të shumta vendase.

AJB DOC

AJB DOC, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar i organizuar nga Al Jazeera Balkans, mbahet në Sarajevë që nga viti 2018. Vitin e kaluar ky festival e pati edicionin e katërt, ndërsa për këtë vit është paralajmëruar një edicion i ri i këtij festivali.

Qëllimi i këtij festivali të filmit dokumentar është promovimi i autorëve dhe filmave dokumentarë që fokusohen në fenomene sociale, me fokus në vlerat universale njerëzore: guximin, të vërtetën, drejtësinë, tolerancën dhe kozmopolitizmin.

Festivali organizohet në bashkëpunim nga Al Jazeera Media Network dhe Al Jazeera Media Institute.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA) është partneri global i komunikimit i këtij festivali të filmit.

Burimi: TRT Balkan