Fjodor Dostojevski (1821-1881) ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus. Konsiderohet një nga shkrimtarët më të mëdhenj rus të të gjitha kohërave.
Për lexuesit tanë kemi përzgjedhur disa nga thëniet më të urta të këtij shkrimtari – “një ushqim për mendjen”:
Edhe nga mënyra se si qesh mund të njihet njeriu.
Kur ndaloni së lexuari libra, ju pushoni së menduari.
Shkalla e qytetërimit të një shteti matet nga burgjet e tij.
Budallai që e pranon se është budalla, nuk është më budalla.
Pse e kemi mendjen atëherë, nëse s’bëjmë sipas mënyrës sonë.
Qenie që i përshtatet gjithçkaje: është përkufizimi më i mirë që mund t’i bëhet njeriut.
Kurrë nuk do të mbërrini në destinacionin tuaj, në qoftë se ndaleni dhe qëlloni me gur çdo qen që leh.
Gruaja e zgjuar dhe gruaja xheloze janë dy gjëra të ndryshme.
Ka një tipar të veçantë në karakterin e gruas. Nëse, për shembull, gruaja është fajtore për diçka, ajo mund të pranojë më lehtë pastaj, më vonë, që ta shlyejë fajin me një mijë përkëdheli, se sa ta pranojë në çastin e tanishëm, në kohën kur është kapur në vend për fajin, dhe të kërkojë aty për aty të falur.
Edukimi i fëmijëve është punë dhe detyrë.
Zotësia më e madhe për shkrimtarin është zotësia për të fshirë atë që ka shkruar.
Arti është një kërkesë për njeriun ashtu si dhe të ngrënët e të pirët.
Asgjë nuk është më fantastike se realiteti.
Çdo gjë që është e vlefshme për njerëzit, ajo është edhe fisnike.
Mendimet e mëdha e kanë burimin jo aq nga mendja e madhe, se sa nga ndjenja e madhe.
Pa një objektiv në jetë, njeriu ndihet i mbytur.
Shpirti shërohet duke ndenjur me fëmijë.
Dashuria është aq e fuqishme, sa na rilind edhe ne vetë.
Kur zemrës së vajzës nis t’i vijë keq, atëherë kuptohet vetë se kjo është gjëja më e rrezikshme për të.
Në zemrën që dashuron vërtet ose xhelozia vret dashurinë ose dashuria vret xhelozinë. Krejt e kundërta ndodh me pasionin e verbër.
Mendja prandaj është, që të arrish atë që kërkon.
S’ka gjë më të vështirë në botë se sa çiltërsia dhe s’ka më të lehtë se lëvdata.
Nëse Zoti nuk ekziston, atëherë çdo gjë lejohet.
Disa mendojnë se paraja i ngre në nivelin e çdo gjëje që është mbi ta.
Njerëzimi mund të jetojë pa shkencë, mund të jetojë pa bukë, por nuk jeton dot pa bukurinë.
Jo forca, por bukuria e vërtetë, do ta shpëtojë botën.
Nuk ka kënaqësi më të madhe për një nënë, sesa të shohë për herë të parë një buzëqeshje në buzët e fëmijës së saj.
Vuajtja: ky është i vetmi shkak i vetëdijes.
Vetëdija dhe dashuria janë ndoshta e njëjta gjë, pasi pa dashurinë asgjë nuk dihet.
Thuhet se personi i ngopur nuk mund të kuptojë një person të uritur: unë shtoj se, një person i uritur nuk mund të kuptojë një tjetër person të uritur.
Kur një shpirt meskin i shpëton shtypjes, bëhet vetë shtypës.
Arti e revolta nuk do të vdesin përveçse me njeriun e fundit.
Njerëzit i urrejnë profetët dhe i vrasin, por adhurojnë martirët dhe nderojnë ata që kanë vrarë.
Mbi këtë tokë mund të duam vetëm përmes mundimit.
Kur çdo njeri do të ketë arritur lumturinë, koha s’do të jetë më.
Për të vepruar me zgjuarsi, vetëm zgjuarsia nuk mjafton.
Nuk ka lumturi më të madhe se atë të familjes.
Bukuria është një enigmë.
Nëse djalli nuk ekziston por e ka krijuar njeriu, besoj se ai e ka krijuar sipas imazhit e shëmbëlltyrës së tij.
Një njeri, i cili e di se si të përqafojë një tjetër, është një njeri i mirë