TRANSPORTI I NXËNËSVE/ MPB në aksion, hasen shumë parregullësi

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontrolle tek 328 automjete për transport të nxënësve në gjithsej 104 lokacione në të gjithë territorin e të gjithë vendit, përcjell TV21. Nga kontrollet e bëra janë konstatuar parregullsi teknike tek 23 automjete.

“23 automjete janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të parregullsive teknike lëshime tjera të konstatuara. Gjatë kontrollit janë konstatuar 24 vepra penale, gjegjësisht shkelje të neni 284-a nga Kodi Penal, në lidhje me kryerjen e veprimtarisë së transportit publik pa licencë përkatëse dhe 68 kundërvajtje në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, Ligji për Automjete, Ligji për Mbrojtje të Popullatës nga Sëmundjet Infektive”, thuhet në njoftimin e MPB-së.