Lëvizja “Rezistenca Studentore” ka paralajmëruar për të enjten marsh masiv . Marrshi do të nisë para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe do të përfundojë para parlamentit. Të pakënaqur nga takimi që kishin të hënën në Kuvend me kryeministri, deputetët dhe disa ministra “Rezistenca Studentore” nuk heq dorë nga kërkesat e studentëve.
Studentët kërkojnë:
- Ndarje të mjeteve nga buxheti për rritjen e shumës së vaktit të subvencionuar të studentëve nga 120 denarë në 150 denarë në ditë;
- Ndarje të mjeteve nga buxheti për barazimin e shumës së bursave në përputhje me ndryshimet nga rritja e fundit e bursave;
- Ndarje të fondeve për rinovimin dhe sigurimin e kushteve normale për banim në konviktet e studentëve, planin afatgjatë për formimin e “qyteteve studentore” dhe ndalimin e privatizimit të paralajmëruar të konvikteve studentore;
- Ndarje të fondeve të mjaftueshme për përjashtimin e studentëve nga masat e Qeverisë kundër krizës për racionalizimin dhe kursimin e energjisë elektrike.
LËVIZJA “REZISTENCA STUDENTORE”
“Duke pasur parasysh se kërkesa e vetme që u pranua ishte tërheqja e amendamenteve të Projektligjit për vaktin e subvencionuar të studentëve, ju njoftojmë se nuk do të dorëzohemi derisa pjesa tjetër e kërkesave tona të zbatohen urgjentisht dhe ju ftojmë të enjten, në Ditën ndërkombëtare të studentëve, në marsh masiv studentor nga ora 17:00”.
Lëvizja “Rezistenca studentore” i fton të gjitha organizatat studentore, kuvendet studentore universitare dhe të kolegjit, profesorët, shoqatat dhe organizatat joqeveritare që t’i bashkohen luftës së tyre. “Të luftojmë së bashku për të drejtat tona studentore dhe për një standard më të mirë studentor! Rezistenca vazhdon!”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje.
Të hënën dhjetëra studentë protestuan para kuvendit, në ndërkohë që në Kuvend mbahej takimi.