Nxënësit nesër do t’i marrin librat, tha ministri Shaqiri

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, për TV21 ka deklaruar se librat për nxënësit janë gati dhe nesër do të dorëzohen në shkolla.

“Unë thash se librat do të jenë të gatshëm deri në tetor. Sot kemi mbi 22 tituj vetëm për arsimin fillor, rreth 15 janë shtypur nga operatori ekonomik i cili e mori obligimin që t’i shtyp. Shpërndarja e librave fillon prej nesër, e enjte”, ka thënë Shaqiri.