Studentët protestojnë para MASH-it: “S’duam lëmoshë, vetëm atë që na takon”!

Dhjetëra studentë sot kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të cilët kanë shprehur  pakënaqësinë me mungesën e efikasitetit të MASH për shkak se, siç thojnë ata, nuk i kanë  respektuar afatet për pagesën e bursave dhe subvencioneve të tjera.

Me kartonë të kuq dhe me pankarta  të ndryshme në duar si: “studimet i duam falas”, “s’duam lëmoshë, vetëm ajo që na takon”, studentët kërkojnë që Ministria e Arsimit menjëherë të filloj pagesën e bursës studentore. Studentët po ashtu kanë shprehur  revolten e tyre edhe për  vonesave të pagesave të vauçerëve  të transportit, vonesave të pagesave pas  marrëveshjeve për pagesë retroaktive të bursave, problemeve me masën e subvencionuar s, vaktet e studentëve, për shkak të mosrespektimit të afateve të përcaktuara dhe, siç thonë ata, problemeve në koordinimin ndërmjet departamenteve në Ministri.