Ministria e Arsimit dhe Shkencës përfshin vetqeverisjen lokale në përcaktimin e prioriteteve kombëtare të zhvillimit dhe reformës.Në puntori me kryetarët e komunave , e organizuar për vizionimin e zhvillimit dhe transformimit të sistemit edukativo-arsimorministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri theksoi se krijimi i politikave me konsultime të gjera me të gjitha palët e interesuara është parim i punës së kësaj Qeverie dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës..
„ Ne punojmë në mënyrë aktive në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimpër periudhën 2022-2042. Në këtë proces, është e rëndësishme mbështetja e Fondit për Qeverisje të Mirë të Ambasadës Britanike në Shkup, si dhe UNDP-së dhe Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut. Strategjia do të ketë katër fusha: mjedisi, kapitali njerëzor, rritja ekonomike dhe infrastruktura. “Fusha e kapitalit njerëzor e përfshin edhe zhvillimin e sistemit arsimor, veçanarishtë arsimin fillor dhe të mesëm, të cilat janë nënkompetencat e drejtpërdrejta të vetëqeverisjes lokale ”, tha ministri Shaqiri,, duke shtuar se njëkohësishtë po zhvillohen edhe konsultimet për Samitin e Transformimit të Arsimit,e organizuar në shtator nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së , dhe se qëndrimet e kryetarëve të komunave janë kontribut edhe për plotësimin e Strategjisë së Arsimit.
E ardhmja e të gjithë neve varet nga cilësia e arsimit, theksoi Shaqiri, dhe për këtë të gjithë duhet të kontribuojmë në krijimin e sistemit edukativo- arsimor sistem i cili do t’i mundësojë çdo fëmije t’i zhvillojë potencialet e tij, duke kontribuar kështu në zhvillimin e shoqërisë në tërësi .
“Vazhdojmë të punojmë së bashku dhe me konsultime të vazhdueshme për të krijuar arsim cilësor. Në progres janë reformat në arsimin fillor, programet mësimore po realizohen në klasën e parë dhe të katërt dhe janë duke u përgatitur të reja për klasën e dytë dhe të pestë. Trajnimet e mësimdhënësve zhvillohen rregullisht dhe së bashku me vetëqeverisjet lokale investojmë në mjete ndihmëse mësimore,mjete konkrete dhe kabinete për shkencat natyrore. “Në të gjithë vendin po bëhen përmirësime infrastrukturore të shkollave dhe po ndërtohen të reja”, deklaroi ministri.
Në arsimin e mesëm, pushteti ekzekutiv dhe lokal kanë krijuar së bashku politikën e regjistrimit për të dytin vit rradhazi. Ministri informoi edhe për optimizimin e ardhshëm të rrjetit shkollor në vend dhe rishikimin e financimit të arsimit fillor dhe të mesëm.
„Një orë e më parë duhet të ndryshojmë situatën që nxënësit tanë të kenë rezultatin më të keq në Europë, dhe nga 11 vitet e kaluara në shkollë, një fëmijë në Maqedoninë e Veriut të ketë rezultate arsimore të barabarta me 7,3 vite mësim. Kjo do të thotë se fëmijët që shkojnë në shkollë 3, 7 vitet e tyre i kanë humbur kot.
Vendosëm standarde arsimore kombëtare, por për përmbushjen e tyre është e nevojshme të kemi infrastrukturë përkatëse shkollore.
Optimizimi i rrjetit të shkollave në çdo komunë do të bëhet sipas planit të veçantë,në bazë të indikatorëve dhe standardeve , të cilat do të tregojnë se ku ka shtesë dhe ku mungon hapësira për realizimin e mësimdhënies , ku duhen investime për infrastrukturë për përmirësimin e kushteve , cilat janë nevojat arsimore, numri i mësimdhënësve të nevojitur ,shërbimi profesional, por edhe mjetet konkrete . Procesi i optimizimit do të zhvillohet gradualisht dhe synimi është arritja e kushteve të barabarta dhe të drejta arsimore dhe infrastrukturore për të gjithë fëmijët në vend, me burime financiare optimale.
Për të plotësuar nevojat për mësimdhënie në mjedis të shëndetshëm, në objekt i cili i plotëson standardet, me një numër optimal të kuadrit mësimor, profesional dhe teknik dhe harxhime optimale operative për nevojat komunale dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së objekteve, MASH në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ka përgatitë edhe formulë të re për llogaritjen e bllok-dotacioneve të komunave për financimin e arsimitfillor dhe të mesëm. Mënyra e re e financimit të arsimit fillor dhe të mesëm do të implementohet në periudhë 5-vjeçare.