Qeveria miratoi vendimin për ndërtimin e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria do ta zgjidhin problemin e vjetër me dekada me të cilin ballafaqohen nxënësit dhe punonjësit në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë nga mungesa e objektit përkatës për realizimin cilësor të procesit edukativo-arsimor. Është planifikuar ndërtimi i një shkolle të re, e cila do të ndërtohet më së shumti për tre vite dhe do të kushtojë rreth 120 milionë denarë.Me iniciativë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sot Qeveria solli vendim të fillojnë aktivitetet për ndërtimin e objektit krejtësisht të ri për SHMK “Sami Frashëri” në Kumanovë, sepse nxënësit me vite të tëra vijojnë mësimin të adaptuar në hapësirë të objektet e KBI Kumanovë, të cilat fare nuk i plotësojnë standardet për realizimin e veprimtarisë arsimore në arsimin e mesëm, ndërsa objekti nuk ka as oborr, kështu që nxënësit dalin drejtpërdrejt në rrugë. Në këtë objekt mësimin vijojnë edhe një pjesë e nxënësve të SHMTK “Nace Bugjoni”.Vendimi i qeverisë parasheh mjete në shumë prej 48 milionë denarë në buxhetin e MASH-it për vitin 2022 dhe 70 milionë denarë shtesë në vitin pasues. Objekti do të ndërtohet në tokën në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me vendndodhje në oborrin e ish-kazermës së Kumanovës.