PROPOZIMI/ Paga e mësimdhënësve duhet të jetë 37.000 denarë!

Me rritjen e pagës minimale duhet të rriten edhe pagat tjera të punëtorëve në raport me koeficientin e kompleksitetit, thotë Bllagoja Ralpovski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira . Nëse paga minimale është 15.000 denarë, atëherë mësimdhënësit duhet të marrin 37.000 denarë.

Ralpovski ka reaguar edhe ndaj masave të reja që janë paralajmruar nga Ministria e Shëndetësisë. Nënjëintervistëpër Radio Evropa e Lirë ai thotë se vaksinimi duhet të jetë në mënyrë vullnetare dhe jo i obligushëm ndaj të gjithë të punsuartve.

 “Ajo që është shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht ministri Venko Filipçe është krejtësisht antikushtetuese dhe diskriminuese. Punonjësit e sektorit publik apo çdo punëtor nuk mund të shantazhohen për t’u vaksinuar për të gjetur një vend pune. Është e ndaluar me Kushtetutë, është e ndaluar me ligj, në fakt Këshillin Evropian, që është institucioni më i vjetër evropian, ka miratuar një rezolutë në të cilënthuhet se vaksinimi duhet të jetë vullnetar”, ka deklaraur Bllagoja Ralpovski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira

Ai më tejë paralajmron se nëse vaksinimi do të bëhet i obligueshëm ose për të bërë PCR test  me vet-pages për të shkuar në punë,  do të marin masa radikale.