Për shkak grevës, pyetjet e testimit ekstern do të jenë vetëm deri në muajin mars

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, u dakorduan që pyetjet për testimin ekstern këtë vit të jenë deri në muajin mars, me çka është përjashtuar periudha kur ishte grave e mësimdhënësve.

“Pyetjet për testimet e sivjetshme të testeve eksterne janë të përshtatshme të provimeve nga viti i kaluara, të cilët janë të hapur në ueb faqen e Qendrës Shtetërore për Provime. QSHP në afat sa ma të shpejtë do të përgatis katalog për pyetje për testimet eksterne, gjegjësisht të njëjta për maturantët do të jenë të qasshëm në një dokument PDF. Me Kryeministrin e Qeverisë kemi ra dakord që pyetjet për testimet eksterne të përfshijnë periudhën e muajit mars, me çka nuk është përfshirë periudha kurë ka qenë greva në kuadrin arsimor”, thuhet në komunikatën pas takimit në Qeveri, transmeton Schoolture.info

Për sa i përket detyrës projektuese, afati për përpunimin e detyrës është vazhduar dhe 1 598 nxënës të cilët ende nuk e kanë mbaruar këtë pjesë të rëndësishme, të njejtën do të mund ta bëjnë deri më 16 maj. /Schoolture.info