Nxënësit e shkollave të mesme nga Shkupi po punojnë në një makinë garashnë miniaturë me ajër të kompresuar dhe atë do ta prezantojnë në një garë për teknologji dhe inxhinieri në Londër

Një grup nxënësish nga SHMQSH “Orce Nikollov” nga Shkupi po krijojnë një makinë në miniaturë të modeleve të Formula 1 që do të punojë me ajër të kompresuar dhe do ta prezantojnë në garën Aramco Formula 1 Schools World Finals 2022, i cili do të mbahet në muajin korrik të këtij viti në Londër.

Kjo është pjesëmarrja e parë e nxënësve nga Maqedonia e Veriut në garën prestigjioze ndërkombëtare për projektimin, testimin dhe prodhimin e mini makinës më të shpejtë, e cila pjesëmarrësve ju mundëson të zhvillojnë shkathtësi akademike dhe jetësore metë cilat rrisin punësueshmërinë e tyre, si dhe fillojnë dhe zhvillojnë karrierë në industrinë e inxhinierisë. Disa nga nxënësit që e përbëjnë ekipin të cilët do të prezentohen me emrin AERTH Racing patën takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ku e prezantuan punën e tyre. Në takim përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ju uruan suksese ekipit të nxënësve dhe u theksua se vendi ka nevojë dhe do të jetë gjithmonë krenar për të rinjët të tillë të talentuar, kreativ dhe novatorë që në fakt nënkuptojnë të ardhme dhe prosperitet social.

Në mesin e anëtarëve të ekipit të nxënësve të shkollave të mesme është edhe nxënësja Milla Perinska e cila ka rolin e dizajneres dhe me shembullin e saj është një motivim për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave të mesme, veçanërisht për vajzat që të fokusohen në STEM (science, technology, engineering and math), si profesion më i kërkuar në tregun e punës.

Aramco Formula 1 Schools World Finals 2022 është gara më e madhe STEM në botë që mbahet çdo vit që nga viti 1999. Këtë vit do të mbahet në periudhën prej 9 deri më 15 korrik ndërsa do të garojnë pjesëmarrës nga 50 shtete.