Nxënësi i shkollës Zef Lush Marku zë vendin e katër në gara për Programim në nivel Evropian

Nxënësi i shkollës së mesme “Zef Lush Marku”, Ismet Musli, ka marrë pjesë në gara për Programim në nivel Evropian, ku është renditur në vendin e katërt.

“Me kënaqësinë më të madhe ne si institucion, ju njoftojmë se nxënësi Ismet Musli, nga klasa e I-7, ka marrë pjesë në gara për Programim në nivel Evropjan dhe ka fituar vendin e katërt. Ne si institucion e përgëzojmë Ismeti, gjithashtu i urojmë suksese të mëtutjeshme në zhvillimin e tij në këtë lëmi”, thuhet në njoftimin e Zef Lush Markut, transmeton Schoolture.info