Nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë të dispozitave të tanishme në Ligjin e Arsimit të Mesëm, më saktë neni 41-а është në rend dite të seancës së sotme të 35-të të Gjykatës Kushtetuese.
Parashtruesi i nismës Lluka Paviqeviq bën të ditur se me nenin e kontestuar të Ligjit për Arsimin e Mesëm janë diskriminuar nxënësit në shkollat e mesme private në lidhje me të drejtën e shfrytëzimit të transportit publik, edhe pse sipas Kushtetutës arsimi është në dispozicion të çdonjërit nën kushte të barabarta.
Në mënyrë shtesë kontestues është edhe neni me të cilin mundësohet transport publik falas vetëm i nxënësve vendbanimi i të cilëve është larg shkollës mbi 2,5 kilometra.