Në periudhën nga 3 gusht deri më 2 nëntor 2021, Sekretariati Çivning pranon aplikime për bursa për studime master në Mbretërinë e Bashkuar për vitin akademik 2022/2023. Bursat Çivning u jepen personave që do të tregojnë angazhim dhe aftësi të nevojshme për të krijuar ndryshime pozitive duke treguar se si një diplomë master në Mbretërinë e Bashkuar u ka ndihmuar në këtë.
“Bursa siguron mbështetje të plotë financiare për udhëheqësit e ardhshëm për studime master njëvjeçare në cilin do universitet në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar përvojë ekskluzive akademike, profesionale dhe kulturore. Regjistrimi është në www.chevening.org/apply., Informon Ambasada Britanike në Shkup.
Ata shtuan se që kur programi u krijua në 1983, mbi 50,000 profesionistëve u është dhënë mundësia të zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar përmes Çivning. Për vitin akademik 2022/2023 në nivel global do të ndahen mbi 1,500 Bursa Çivning, duke demonstruar angazhimin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në krijimin e udhëheqësve të ardhshëm.
Ambasada e transmetoi edhe deklaratën e Naomi Rajner, përgjegjëse për bursat në Ministrinë britanike të Punëve të Jashtme, komonvelt dhe zhvillim, sipas të cilës, siç bota vazhdon të ballafaqohet me sfidat globale si Kovid-19 dhe ndryshimet klimatike, bashkëpunimi ndërkombëtar është më se i nevojshëm..
Çivning kërkon të krijojë një komunitet ndërkombëtar të njerëzve të përkushtuar ndaj këtyre vlerave, të cilët përpiqen për ndryshime pozitive. Ne i bashkojmë këta njerëz të mahnitshëm nga e gjithë bota dhe u mundësojmë atyre të arrijnë qëllimet e tyre përmes edukimit. Në Mbretërinë e Bashkuar, ne jemi krenarë për universitetet tona me famë botërore dhe e dimë se mjedisi ynë shkencor është pasuruar nga kulturat, përvojat dhe perspektivat e ndryshme të paraqitura në kampuset tona. Studiuesit Çivning japin një kontribut të rëndësishëm në këto komunitete dhe vazhdojnë të jenë një pjesë e rëndësishme e rrjetit të alumniëve me mbi 50,000 anëtarë, tha ajo.
Dankan Barker, drejtor i Sekretariatit Çivning, thekson se përvoja e Çivning është shumë më tepër sesa një diplomë master. Si një sfidë akademike dhe një përvojë përmbushëse universitare, po ashtu është bashkim në kulturën britanike me shokët e klasës nga e gjithë bota.
Ambasadorja Britanike në vend, Rejçel Gallovej, nga ana tjetër, thekson se Bursa Çivning mund të jetë një mundësi e madhe për dikë që është i apasionuar pas bërjes së një ndryshimi, në nivel lokal ose global, nëse dëshiron të jetë më i miri në atë që bën dhe ka imagjinatë t’i frymëzojë të tjerët.
Informacionet e detajuara dhe kriteret e aplikimit mund të gjenden në www.chevening.org/scholarships.