Fëmijët nga klasa e parë, katër dhe e pestë materialet e të cilëve materialet mësimore u ndryshojnë, nuk do të mbeten pa libra. MASH së bashku me Byronë për Zhvillim të Arsimit nga një shtatori ka përgatitur materiale me të cilat do të ruhet vazhdimësia e librave, edhe atë vetëm për dy muajt e parë dhe ato me kohë do t’ju dorëzohen nxënësve dhe do të sigurohen nga Ministria. Këtë e ka garantuar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në Tv Kanal5, transmeton Schoolture.info
Ai tha se të gjitha librat për nxënësit të cilët mësojnë me konceptim e vjetër do të dorëzohen me kohë.
Shaqiri theksoi se librat për klasën e tretë, gjashtë, shtatë, tetë dhe të nëntë, si dhe për arsim të mesëm do të dorëzohen deri në fillim të vitit shkollor.
Për problemin me dëftesat, ministri tha se përgjegjësia është e Byrosë për Zhvillim të Arsimit.
“Menjëherë kam reaguar deri tek Byroja për Zhvillim të Arsimit që kjo të mos përsëritet, për shkak se ne këto të dhëna i kemi prej përpara, e dimë numrin e nxënësve nga fillimi i çdo viti shkollor, përgjegjësia mendoj se është në Byron dhe pres që ky vit shkollor kur të përfundoj fëmijët t’i kenë me kohë dëftesat e tyre”, tha Shaqiri.
Shaqiri ka deklaruar se nxënësit e klasave të nënta dhe ato që kanë mbaruar shkollën e mesëm i kanë marrë dëftesat.
Ministri poashtu vlerësoi se rezultatet nga rangimi i suksesit të nxënësve nuk janë në nivelin e dëshiruar, duke theksuar se për këtë nevojiten reforma.
Schoolture.info