Filloi afati i parë për regjistrim në UNT, rektori Zeqiri personalisht pranoi aplikimet e para të studentëve

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup nga sot filloi me aplikimet për regjistrimin e studentëve potencial në 5 fakultetet e tij, me gjithsej 24 programe studimore.
Për të lehtësuar procedurën e aplikimit, për shkak të numrit të madh të të interesuarve i gjithë kapaciteti akademik dhe administrativ i UNT-së është vënë në dispozicion të studentëve potencial, ndërsa aplikuesit e parë i shërbeu personalisht rektori i UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri.

Duke iu përgjigjur interesimit të mediave rektori Zeqiri tha se të gjitha pragramet studimore të UNT-së, pa përjashtim janë deficitare, dhe këtë e dëshmon angazhimi i menjëhershëm në punë i të gjithë atyre studentëve që kanë diplomuar në UNT.

Procedura është shumë e lehtë, ndërsa në dispozicion të studentëve është vendosur i gjithë stafi akademik dhe administrativ i universitetit. Afati i parë i regjistrimit fillon sot, dhe mbaron më 31 gusht ditën e mërkurë’, tha rektori Zeqiri.
Këtë vit Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup ofron 1225 vende të lira për kandidatët e interesuar, të cilët duan ta ndërtojnë karierrën e tyre akademike në UNT. Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet me 1 Shtator 2022, ndërsa shpallja e vendimit përfundimtar për pranim të kandidatëve bëhet më 5 shtator. Regjistrimi i studentëve bëhet nga 5 deri 9 shtator, ku studentët duhet të regjistrojnë semestrin e parë, me të cilën marrin statusin studentë.