MASH: Fillojnë rikonstruksioni i pesë shkollave fillore, investimet e vazhdueshme në infrastrukturën arsimore përmirësojnë cilësinë e arsimit

Fillimi i ndërtimit të objektit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe vazhdimi i punimeve ndërtimore në objektet e Fakulteti i shkencave infornatikës dhe inxhinierisë kompjuterike dhe Fakultetit të Kulturës Fizike në Shkup janë tre projektet madhore që Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t’i realizojë në vitin 2023, në kuadër të Programit për investime kapitale. Mbi një miliard denarë do të investohen në shkolla, universitete, konvikte dhe salla sportive më të mira. Investimet në infrastrukturën arsimore kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit, dhe për këtë arsye janë një komponent i rëndësishëm i modernizimit të sistemit arsimor nacional.
Në arsimin fillor fillojmë me rikonstruksionin e shkollës “Arseni Glogji” në Komunën e Tearcës, përpunimi i fasadës termo-teknike në shkollën “Gjerg Kastrioti Skenderbeu” në Komunën e Haraçinës, rehabilitimi i murit mbajtës dhe rikonstruksioni i shkollës “Junus Emre” në f. Lisiçani, Pllasnicë, përshtatja dhe rikonstruksioni i objektit të shkollës në SHFK “Hajan Selmani” në f. Rostushë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, si dhe sanimi i çatisë të shkollës “Pestaloci” në K. Qendër në Shkup. Plani është më i gjerë dhe parashikon rindërtimin e 118 objekteve shkollore në të cilat është përmirësuar aksesi për nxënësit me vështirësi, si dhe kushtet e brendshme.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë sistematike investon në përmirësimin e kushteve për mësimdhënie, sepse ato ndikojnë si në angazhimin e nxënësve ashtu edhe në motivimin e mësimdhënësve.
Në fushën e arsimit të mesëm, Gjimnazi i Kumanovës “Sami Frashëri” do të bëhet me objekt të ri. Janë planifikuar investime për rikonstruksionin e plotë të 9 konvikteve shtetërore për studentë, për modernizimin e kushteve të jetesës dhe mësimit si dhe rritjen e efiçencës energjetike. Këtë vit do të filloj ndërtimi i 10 objekteve të reja sportive, në kuadër të projektit për ndërtimin e 145 sallave të shkollave.
Investimi në infrastrukturën arsimore është një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.