LAJMI I FUNDIT/ Nedellkovski del nga takimi me ministrin, thotë se nuk ka lajme të mira!

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski, pas takimit me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, deklaroi se nuk ka lajme të mira dhe se greva do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Kjo për shkak se nuk kanë marrë ndonjë propozim konkret për rritjen e pagave.

“Më shumë biseda ishte në pjesë e vazhdimit të mësimit, kur do të vazhdojë si do të kompensohen orët, cilët janë pasojat, dhe këtu mund të them se të dyja palët kemi mendim të njejtë se bisedimet duhet të intensifikohen sa më shpejtë të jetë e mundur të gjendet zgjidhje si fëmijët do të shkojnë në shkollë.

Presim nga ministria të dalin me propozim konkret, ndoshta edhe me ndonjë shkresë si garancion për atë që do të dakordohemi. Të gjithë jemi gati që të ndërpritet greva, por për kelt duhet të vendosë anëtarësia e cila do ta bëj të njejtën vetëm në bazë të ndonjë propozimi konkret të cilin do ta kishin pranuar shumica e anëtarëve tonë”, deklaroi Nedellkovski.

Ai tha se ministri ka thënë se do të ketë rritje të pagave por edhe vet ai nuk e dinë se sa.