Shkolla e Mesme “Zef Lush Marku” ka shënuar 70 vjetorin e themelimit të saj. Është njëra nga institucionet më të rëndësishme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, e cila në dritë ka nxjerr gjenerata të shumta të cilët kanë ndihmuar në zhvillimin e shoqërisë sonë.
Schoolture ka realizuar një intervistë me drejtorin e shkollës, M-r Faruk Zeqiri, i cili flet për të kaluarën e shkollës si dhe sfidën e tanishme me të cilën po ballafaqohet i tërë sistemi arsimor si pasoj e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Schoolture: Çfarë do të thotë ky Jubile i 70 vjetorit të themelimit të ShMQSh “Zef Lush Marku”?
Prej vitit të themelimit të ShMQSh “Zef Lush Marku” – Shkup, e deri më sot kaluan 70 vite me plot edukim, arsimim, dituri, zhvillim, pjekuri, dritë, suksese e para se te gjithash krenari me mësimdhënien e profesorëve tanë ku 70 vite me radhë kanë ndritur ardhmërinë e nxënësve tanë. Po për ne është një festë e madhe kjo dhe ne e kremtojmë këtë datë historike, po për fat të keq me pandeminë Covid 19 u detyruam që ta shënojmë këtë ditë në mënyrë më modeste. Deri më tani nga shkolla jonë kanë dalur shumë gjenerata të arsimuara dhe ne për këtë arsye shkollën tonë “Zef Lush Marku” e shohim si një dru me rrënjët e saja shumë të thella, e cila jep frutat e së ardhmes. Vetëm me kontribut,përkushtim,dituri dhe punë arrihet kjo.
Schoolture: A keni ndonjë mesazh për të gjithë ata që kanëkontrubuar në ecurinë e shkollës që nga fillimi e deri më tani?
Pa dyshim që po, të parët tanë, veteranët e arsimit kanë kontribuar shumë në gjimnazin tonë dhe falë tyre ne jemi tash këtu ku jemi. Ata gjithmonë kanë patur për qëllim që gjeneratat e reja të kenë një të ardhme të mirë dhe të mësojnë në gjuhën shqipe dhe ja shpresojmë që shumica e ish nxënësve tanë kanë arritur nëpër kulmet e suksesit gjë që na dëshmon për kontributin e profesorëve të cilët dhanë maksimumin prej vetes së tyre dhe ne sot njejtë sikur para 70 viteve po vazhdojmë me traditat dhe gjurmët e tyre që ngelin të paharruara dhe pse kishin shumë pengesa gjatë rrugës së tyre dhe arritën ti motivojnë nxënësit që ata të mund ta ndryshojnë botën. Dhe njëherë ju faleminderohem përzemërsisht të gjithë veteranëve të arsimit dhe profesorëve aktual për ngritjen e gjimnazit “Zef Lush Marku”, shumë lëvdata dhe rrespekte për të gjithë dhe në fund mund të them që misioni vazhdon…
Scoolture: Si po kaloni tani në këtë periudhë krize me koronavirusin. A po zhvillohet mësimi online dhe sa jeni të kënaqur nga kjo?
Pandemia Covid 19 na ndryshoi të gjithëve e posaçërisht pjesën e arsimimit, që duheshte të kemi komplet ndryshim në strukturën dhe mënyrën e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Filluam me mësimin prej distance nga profesorët tanë që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme, vetëm dhe vetëm mos te humbin nxënësit tanë. Mësimi në distancë në shkollë po zhvillohet mirë përmes platformave të ndryshme të internetit si një alternativë të një klase ose ndryshe e quajtur klasë virtuale. Jemi të kënaqur nga funksionimi i mësimit prej distance ku si dëshmi marrim dituritë që transmetohen tek nxënësit, dhe nxënësit të njejtat njohuri dhe dituri i kanë edhe pse ato i kanë përfituar përmes mësimit online.
Scoolture: Si e shihni mësimin online për të ardhmen? A mund të mbetet në funksion edhe pas përfundimit të kësaj pandemie?
Mësimi online është një alternative shumë e mirë për këto ditë të vështira, për shkak që po zëvendëson mësimin në klasë dhe pse për momentin funksionon shumë mirë sërish kisha cekur që është një alternativë dhe për këtë gjë më së miri ekspertët mund të vlerësojnë dhe vendosin se vallë pas përfundimit të pandemisë do të mbetet në funksion e njejta metodë e mësimdhënies.
Ju fameminderoj,
Përgaditi: Schoolture.info