Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

INTERVISTË/ ZLM feston 70 vjetorin e themelimit, drejtori Zeqiri thotë se: Misioni vazhdon…

Shkolla e Mesme “Zef Lush Marku” ka shënuar 70 vjetorin e themelimit të saj. Është njëra nga institucionet më të rëndësishme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, e cila në dritë ka nxjerr gjenerata të shumta të cilët kanë ndihmuar në zhvillimin e shoqërisë sonë.

Schoolture ka realizuar një intervistë me drejtorin e shkollës, M-r Faruk Zeqiri, i cili flet për të kaluarën e shkollës si dhe sfidën e tanishme me të cilën po ballafaqohet i tërë sistemi arsimor si pasoj e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Schoolture: Çfarë do  të  thotë ky Jubile  i 70 vjetorit të themelimit të  ShMQSh “Zef  Lush  Marku”?

Prej vitit të themelimit të ShMQSh “Zef  Lush  Marku” –  Shkup,  e  deri  më  sot  kaluan  70 vite me  plot edukim, arsimim, dituri, zhvillim, pjekuri,  dritë,  suksese e  para  se  te   gjithash krenari  me  mësimdhënien e profesorëve  tanë ku   70  vite  me   radhë   kanë  ndritur ardhmërinë  e  nxënësve  tanë. Po për  ne  është një festë  e  madhe  kjo dhe  ne e kremtojmë këtë datë historike, po  për fat  të  keq me  pandeminë Covid 19  u  detyruam  që  ta  shënojmë  këtë  ditë  në  mënyrë  më modeste. Deri  më tani  nga  shkolla   jonë   kanë   dalur  shumë gjenerata të arsimuara  dhe  ne për  këtë arsye shkollën tonë  “Zef  Lush  Marku” e  shohim  si  një dru me  rrënjët  e   saja   shumë  të  thella,  e  cila  jep  frutat  e së ardhmes. Vetëm  me  kontribut,përkushtim,dituri  dhe   punë arrihet  kjo.

Schoolture: A  keni  ndonjë  mesazh për të  gjithë  ata që  kanëkontrubuar  në  ecurinë e  shkollës që nga  fillimi e  deri më tani?

Pa  dyshim që  po, të  parët  tanë, veteranët e arsimit  kanë kontribuar  shumë  në  gjimnazin  tonë  dhe  falë  tyre   ne  jemi  tash   këtu  ku  jemi. Ata gjithmonë  kanë  patur për qëllim  që gjeneratat  e  reja   të  kenë  një  të ardhme  të mirë  dhe  të mësojnë  në gjuhën  shqipe dhe ja  shpresojmë  që  shumica  e ish nxënësve  tanë  kanë   arritur  nëpër  kulmet  e  suksesit  gjë  që  na  dëshmon  për kontributin  e  profesorëve  të  cilët dhanë maksimumin  prej  vetes  së  tyre  dhe  ne sot njejtë  sikur  para  70  viteve po  vazhdojmë  me  traditat dhe gjurmët e  tyre që ngelin  të paharruara dhe  pse  kishin  shumë  pengesa  gjatë rrugës  së  tyre  dhe  arritën  ti  motivojnë nxënësit që  ata të mund  ta ndryshojnë botën. Dhe  njëherë  ju  faleminderohem  përzemërsisht  të   gjithë  veteranëve  të  arsimit  dhe  profesorëve  aktual për  ngritjen  e gjimnazit  “Zef  Lush  Marku”,  shumë  lëvdata  dhe rrespekte për  të  gjithë dhe në  fund mund të  them  që  misioni  vazhdon…

Scoolture: Si  po   kaloni  tani  në këtë  periudhë krize me  koronavirusin.  A  po   zhvillohet mësimi online dhe  sa   jeni  të  kënaqur nga  kjo?

Pandemia Covid 19 na  ndryshoi të gjithëve  e  posaçërisht  pjesën  e  arsimimit,  që  duheshte  të kemi   komplet  ndryshim në strukturën  dhe mënyrën  e   mësimdhënies dhe  mësimnxënies. Filluam me   mësimin prej distance  nga   profesorët  tanë  që  nga   fillimi i gjendjes  së  jashtëzakonshme,   vetëm  dhe  vetëm   mos   te  humbin  nxënësit  tanë. Mësimi  në distancë  në shkollë po  zhvillohet mirë  përmes platformave  të  ndryshme të internetit si  një  alternativë  të një  klase ose  ndryshe  e  quajtur  klasë virtuale.  Jemi  të  kënaqur  nga funksionimi  i mësimit  prej  distance ku si dëshmi  marrim  dituritë  që  transmetohen   tek   nxënësit,  dhe nxënësit  të  njejtat njohuri dhe  dituri  i kanë edhe  pse ato i  kanë  përfituar   përmes mësimit  online.

Scoolture: Si  e  shihni mësimin online për  të  ardhmen? A mund  të  mbetet  në  funksion edhe pas  përfundimit të  kësaj pandemie?

Mësimi   online   është  një  alternative  shumë   e  mirë  për  këto  ditë  të  vështira,  për shkak  që  po   zëvendëson   mësimin  në  klasë dhe  pse   për  momentin   funksionon  shumë mirë sërish  kisha  cekur  që  është  një  alternativë   dhe  për  këtë gjë  më së  miri  ekspertët  mund  të   vlerësojnë  dhe  vendosin  se  vallë  pas  përfundimit  të   pandemisë  do  të  mbetet në   funksion  e  njejta metodë  e  mësimdhënies.

Ju fameminderoj,

Përgaditi: Schoolture.info