Gjimnazi “Zef Lush Marku” feston 71 vjetorin e themelimit me premtimin “Mision vazhdon”

Njëra ndër shkollat më të njohura shqipe, gjimnazi Zef Lush Marku feston so 71 vjetorin e themelimit. Për shkak pandemisë, kjo ditë, është shënuar më mënyrë modeste.

“URIME FESTA E SHKOLLËS

71 VJETORI i ShMQSh “Zef Lush Marku”- Shkup

71 VJET- ARSIMIM, MËSIM, EDUKIM, DITURI, NJOHURI, SHKATHTËSI,

PËRPARIM, ZHVILLIM, SUKSESE, DRITË

Drejtoria dhe stafi i ShMQSh” Zef Lush Marku”- Shkup, të gjithë të punësuarve, nxënësve dhe prindërve i UROJMË 71 Vjetorin e themelimit dhe ekzistimit të shkollës sonë.

Për shkak të Pandemisë Botërore COVID 19, jemi të detyruar në mënyrë modeste ta shënojmë, këtë datë historike të bekuar për ne, e që ka qenë dhe do të mbetet, simbol i diturisë dhe krenarisë së shqiptarëve të këtyre trevave!

Shkolla jonë gjithmonë ka qenë promotor i vlerave kulturore, arsimore, edukative si fryt i punës së mësimdhënësve tanë prej themelimit e deri më sot, andaj jemi falënderues dhe i urojmë për punën dhe misionin që kanë.

Gjithashtu i urojmë dhe falënderojmë të gjithë ish të punësuarit që gjatë tërë kësaj periudhe 71 vjeçare, të historisë sonë, kanë dhënë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja të ShMQSh ”Zef Lush Marku”- Shkup. Ky tempull i diturisë përjetoi shumë sfida,ngritje dhe rënie gjatë këtyre viteve të ekzistimit, mirëpo falë mençurisë, guximit dhe vizionit të profesorëve dhe udhëheqësve tanë, kjo shkollë gjithmonë ka ngadhënjyer. “Misioni vazhdon” thuhet në njoftimin e gjimnazi. /Schoolture.info