(FOTO+VIDEO) Kërcënime për bomba edhe në tre shkolla të Shkupit, nxënësit braktisin shkollat

Kërcënime për bomba pasditen e sotme kanë ardhur edhe në disa shkolla të Shkupit. Për momentin denoncime ka në shkollat “Cvetan Dimov” në Çair, shkollën e mesme Rade Jovçevski Korçagin si dhe në shkollën e mesme Maria Kiri Skllodovska.

Nxënësve u është urdhëruar që menjëherë të largohen nga shkollat.

Ekipet policore janë prezent në teren.

Kujtojmë se gjatë ditës, pati tetë denoncime për bomba në shkolla në Shkup, të cilat rezultuan të rrejshme.

Video Player