FILLIMI I VITI SHKOLLOR/ Filipçe deklarohet për kërkesën e Kërçovës, Dibrës dhe Strugës që të shtyhet mësimi

Mësimi në shkollat e Strugës, Dibrës dhe të Kërçovës do të fillojë me prezencë fizike. Kështu është përgjigjur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i pyetur për të komentuar kërkesën e komunës së Strugës, Kërçovës dhe Dibrës, që të shtyhet fillimi i vitit të shkollor, ose të shtyhet për shkak gjendjes me koronavirusin.

Filipçe, raporton Schoolture, u shpreh se situata është duke u përmirësuar, dhe se mbetet në fuqi vetëm përjashtimi që është bërë për komunë e Tetovës dhe Gostivarin.

Përgatiti: Schoolture.info