FILLIMI I MËSIMIT/ Carovska heq çdo dilemë: fillon nesër me prezencë fizike

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska deklaroi sot se të gjitha shkollat janë të përgatitura për fillimin e vitit të ri shkollor me prezencë fizike, duke shtuar se mësimi me prezencë fizike në kohë pandemie është sfidë.

“Mësimi me prezencë fizike nuk ka zëvendësim, të gjitha shkollat janë të përgatitura për fillim të vitit të ri shkollor me prezencë fizike. Ne jemi një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, unë iu dëshiroj shumë fat nxënësve dhe mësimdhënësve. Mësimi me prezencë fizike është sfidë, megjithatë ne dëshmuam se mund t’ia dalim. Numrat do të bien dhe do të ngritën, kjo është kohë pandemie. Obligim i jonë është që të përmirësojmë mësimin, për shkak se vetëm me mësim kualitativ mund të ecim përpara”, tha Milla Carovska, ministre e arsimit.