Ekonomia Qarkulluese në Art përmes Eko-Desing CEED/ Racio përmbyll me sukses edhe një aktivitet (VIDEO)

Me sukses është realizuar edhe një aktivitet nga ana e Qendrës për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio”. Bëhet fjalë për projektin “Ekonomia Qarkulluese në Art përmes Eko-Desing CEED” e cila është organizuar në kuadër të Programit Evropian “Erasmus+”.

Aktiviteti në fjalë ka zgjatur katër ditë ndërsa është vërejtur një interesim nga ana e të rinjve. Tre ditë e para ka pasur trajnime, dhe në ditën e katërt janë krijuar produktet finale të aktivitetit.

Prezent gjatë mbajtjes së trajnimeve kanë qenë kryetari i Qendrës “Racio”, Fahmi Osmani, ndërsa ligjërues në aktivitetin ka qenë profesori Abil Baush.

Formati i projekteve të tilla janë shumë të rralla në vendin tonë, posaçërisht në pjesën shqiptare. Nga “Racio” thonë se janë të privilegjuar që kanë mundur të jenë pjesë e projekteve “Erasmus+”, dhe me këtë të realizojnë aktivitete që janë të dobishme dhe shumë fitimprurëse.

“Racio” ka bërë edhe një përmbledhje nga aktiviteti. Në videon më poshtë mund të ndiqni si janë zhvilluar punimet dhe produktet që janë realizuar gjatë seminarit tre ditorë. /Schoolture.info