“Do të kap për fyti” – studentët e muzikës në UT në “këmbë”, akuzojnë profesoreshën Besiana Mehmedi për dhunë

Një grup i studentëve të Fakultetit të Arteve -dega muzikë janë çuar sot në këmbë dhe kanë reaguar ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi, pasi siç thonë, ushton dhunë psikologjike ndaj tyre.

Studentët në reagimin e tyre para mediave thonë se profesoresha u ka thënë “do të kap për futi”, për siç thonë ata, për shkak të një reagimi të tyre në rrjetin social Facebook, i cili nuk i ka pëlqyer Mehmedit.

Në shenjë revolte, studentët që tre javë kanë bojkotuar edhe ligjeratat në lëndën e profesoreshës në fjalë.

“Kohën e fundit situata është bërë e padurueshme, pasi për shkak të një reagimi në “Fejsbuk” të njërit nga studentëve në njërin nga postimet në “Fejsbuk”, ajo (Besiana Mehmedi) e kërcënoi studentin duke i thënë “do e kap për fyti”. Kështu ajo bëri vepër penale”, tha mes tjerash Ardi Lena, student, transmeton TV21

Situata sipas tij ka eskaluar, saqë një student ka përfunduar në spital.

Shton se për rastin kanë dërguar ankesë edhe në Dekanat, por ende pa përgjigje./TV21/