Nëntë shkolla në Shkup, edhe sot kanë marrë paralajmërime se në objektet e tyre janë vendosur bomba. Rreth orës 14:00 në SPB Shkup është denoncuar se në e-majl adresat e tetë shkollave të Shkupit është dërguar kërcënime për bomba.
Nga MPB theksojnë se menjëherë janë ndërmarr masa për evakuim të shkollave. Janë duke rrjedhur kontrollet antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme kishte denoncime për bomba të vendosura në shkolla, por që të gjitha rezultuan të rrejshme.