Çerdhet nuk kanë marrë pagat e shtatorit, ky është shkaku

Të punësuarit në çerdhe akoma nuk kanë marrë pagën e muajit Shtator. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk saktësuan se kur paga e këtyre punonjësve do të jetë në llogaritë bankare. Sipas sqarimit me shkrim vonesa ka të bëjë me listat e vonuara të përllogaritjes së pagave që disa çerdhe të vendit nuk e kanë kryer. Kreu i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës Jakim Nedellkov tha se vonesa është shkaktuar për shkak të firmosjes së Marrëveshjes së re kolektive më 13 tetor dhe procedurave vijuese që këta punonjës pagat t’i marrin me rritje prej 15 %./Alsat.mk