Sa qënje interesante që është, gjithçka që e pasqyron mendon se është një fytyrë dhe një trup i bukur.
Jeton të sotmen duke e menduar pse kaloj e djeshmja se për të nesërmen pata krejt plan tjeter.
Gjithçka që dëshiron ta ketë në dorë, të dij gjithçka rrethë tij fletoren e jetës së tij me filanin e fistekin duke e mbush asnjëherë nuk don me u ngij, por ama arsyen se pse aj është gjallë, se kush është në të vërtet dhe pse egziston asnjëherë si shkon mendja me e kuptu.
Askush nuk mund të jetë më i bekur se qenja njerëzore, po nuk i patëm dy duart i kemi dy këmbë, po nuk e patëm aftësin e të dëgjuarit kemi sytë që shohim por sërisht nuk e kuptojm se gjallë na mban vetëm fakti se po patëm shpirtin e bukur trupi mbetet vetem figura jonë dhe fytyra thjeshtë pamja jonë.
Të jesh gjallë edhe nesër është dhurata më e bukur që mund ta marësh në jetë, andaj edhe nëse mendon se për të tjerët nuk vlen asgjë dije se i mjafton vetës tënde sepse ai që sot të largon nesër të kërkon. Jeta e çdo njeriut pa dyshim se i ka ditët e errëta dhe kohën kur të ngushtohet gjithçka por e bukura e jetës është se asgjë nuk zgjatë përgjithmonë mandej as dhimbja jote, një karakter dhe një shpirt i bukur është kurora ma e bukur që mund t’i rij çdo Njeriut, sepse me e dasht vetën edhe me luftu për veten asnjëher nuk ësht tepër.