DITA NDËRKOMBËTARE E POEZISË/ ALBIZ me mbrëmje poetike: Motivojmë dhe përkrahim krijuesit e rinj

Dje, më 21.03.2022 në hapësirat e Nobel Bookstore – Çarshia e Vjetër- Shkup, u realizua aktiviteti “Mbrëmje poetike”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të poezisë, si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të aftësive krijuese të çdo personi.

Me këtë, Fondacioni Albiz në kuadër të platformës kulturore e organizoi këtë mbrëmje poetike, me qëllim që t’i frymëzojë, motivojë si dhe ti përkrah krijuesit e rinjë në shkrimet e tyre letrare.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz, z. Besir Dernjani tha që kjo mbrëmje kultivon vlera të larta të artit pasi që të rinjtë kanë nevojë për përkrahje në këtë fushë. Ai pohoi se është duke u planifikuar të bëhet përmbledhja e poezive gjatë viteve dhe të botohen me një libër, ku do të jet si motiv dhe fryt i këtij aktiviteti disavjeçarë.

Mbremjes i dhanë emocion dhe interpretimi i pesëmbëdhjetë poezive finaliste të përzgjedhura nga ana e Komisionit përkatës. Me këtë u nda çmimi i parë – Enis Miftari, çmimi i dytë – Argjira Elmazi, çmimi i tretë për Edina Elezi/Bjondina Sherifi si dhe çmimi i publikut- për interpretimin më të mire u përzgjodh nga vet publiku për krijuesen Arbra Shabani.

Fondacioni Albiz në përpjekje për afirmimin të kulturës, do të vazhdojë të realizoj projekte dhe aktivitete kulturore, për të mirën e shoqërisë.