UNIFIKIMI/ Prej sot për të gjitha rastet urgjente në RMV do jetë vetëm një numër

Numri Evropian për raste emergjente 112 nga sot është  lëshuar në  përdorim  edhe për qytetarët e Maqedonisë të cilët në raste urgjente me thirrjen e numrit 112 për një kohë shumë të shkurtër  do ti marin shërbimet e policisë  urgjencës mjekësore, zjarrfikësve  pa marrë parasysh se ku ndodhen .Numri I urgjencës është paraparë si shtesë e numrave egzistues për raste emergjente për të gjitha nevojat e qytetarëve.

Vendosja e gjithë sistemit të numrit 112 për raste emergjente është mbështetur nga Bashkimi Evropian me 2.3 milion euro, përfshi harduerin, softuerin si dhe mbështetjen profesionale. Shfrytëzues direkt është Qendra për Menaxhim me Kriza.