MERCEDESI ELEKTRIK/ Një mijë kilometra me një mbushje të baterisë

Mercedes-Benz ka prezantuar zyrtarisht konceptin elektrik Vision EQXX.

Është një koncept elektrik që në periudhën e ardhshme do të marrë versionin e tij të prodhimit. Gama e konceptit është një mijë kilometra me një karikim të baterisë dhe kaq mjafton për të kaluar rrugën nga Berlini në Gjermani në Paris në Francë pa pasur nevojë për karikim.

Kapaciteti i baterisë nuk u zbulua, por u konfirmua se ishte më pak se 100 kWh. Dihet gjithashtu se bateria ka një volum 50 për qind më të vogël dhe është më e lehtë se ajo e modelit EQS. Gjithashtu, tensioni maksimal i sistemit është 900 volt, dhe bateria dhe korniza që e bartë atë peshojnë 495 kilogramë.

Koncepti fuqizohet nga një motor elektrik që zhvillon 201 kuaj fuqi dhe lëvizja është aq efikase sa që 95 për qind e energjisë përfundon në rrota. Makina ka gjithashtu një panel diellor me 117 qeliza, i cili siguron energji për sistemin HVAC, dritat dhe sistemin info-argëtues. Një bateri e veçantë litium-hekur-fosfat ruan energji dhe në kushte ideale mund të ofrojë 25 kilometra distancë shtesë.

Edhe pse në foto nuk duket kështu, EQXX është një sedan kompakt 463 cm i gjatë, ndërsa baza e rrotave është 280 cm. Për krahasim, G-Class është i gjatë 475 cm, ndërsa gjatësia e bazës së rrotave është 286.51 cm.

EQXX është gjithashtu mjaft i lehtë sipas standardeve të automjeteve elektrike, me peshë 1,750 kg, që do të thotë se është vetëm pak më i rëndë se sedani C300, i cili peshon 1,675 kg.

Përveç kësaj, makina është aerodinamike me koeficientin e saj ultra të ulët të rezistencës së ajrit prej 0.18. Trupi është elegant dhe ka formën e një pike që shtrihet nga çatia deri në bisht. Pjesa e përparme është më e ulët se ajo e Smart mdoeli.

Mercedes ka përdorur teknologjinë më të fundit për të bërë konceptin aerodinamik.

Brenda, ka një ekran 120,6 centimetrash që shtrihet nga shtyllat A në B, ka rezolucion 8K dhe përmban një sistem navigimi me grafikë 3D që tregon qytetin nga një “perspektivë satelitore” në një lartësi prej 10 metrash.

Nuk dihet se kur do të dalë EQXX. /Telegrafi/