Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut edhe një muaj kanë mundësi të aplikojnë me punimet e tyre në Konkursin e hapur nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, ku vendi i parë do të shpërblehet me 100 mijë denarë, derisa i dyti me 50 mijë.
“Çmimi ndahet me qëllim stimulimin dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe përpunimit të punimeve nga sfera e makroekonomisë dhe bankat dhe sistemet bankare, si dhe afirmimit të kuadrove të reja dhe profesionale”, sqarojnë nga Banka, duke theksuar që në rast se asnjë punim nuk i përmbush kriteret, mund mos të ketë fitues.
Në garë do të përfshihen vetëm punimet që janë publikuar pas 1 janarit të vitit 2020, ndërsa në Konkurs janë të përfshirë edhe detajet tjera në lidhje me punimet. Në Konkurs mund të marrin pjesë shtetasit e vendit tonë deri në moshën 35 vjet, duke përjashtuar punonjësit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore.