Kemi dëgjuar të flitet për ndeshje në ring, por kur një makinë kthehet në “fushë betejë” mes dy konkurrentëve, kjo përben një risi.
Një sport i ri po fiton popullaritet në Rusi dhe e vetmja gjë që duhet të bësh është të ndeshesh brenda një makine.
“Car jitsu” është frymëzuar nga arti marcial popullor brazilian, jiu-jitsu.
Ndeshja zgjat dy raunde, ku secili atlet fillon raundin ose në sediljen e shoferit ose të pasagjerit dhe më pas ndërrohen pozicionet.
Gjithçka brenda makinës, duke përfshirë rripat e sigurisë, timonin, pasqyrat dhe sendiljet mund të përdoren për të fituar avantazh.
Burimi: A2cnn