BRUKSEL/ Nëse hiqni dorë nga makina private merrni 900 euro, por përse kjo?!

Ata që jetojnë në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, nëse heqin dorë nga automjetet e tyre private, do të kenë mundësi të marrin një premio deri në 900 euro.

Qyteti i Brukselit ka përgatitur një projekt pilot për të mbështetur transportin e qëndrueshëm dhe për të rritur cilësinë e ajrit.

Në përputhje me këtë, ata që jetojnë në Bruksel dhe që nga prilli i vitit 2021 heqin targat e automjeteve private, do të marrin mbështetje financiare.

Këta persona do të marrin një premio prej 500 deri në 900 euro në varësi të të ardhurave të tyre vjetore.

Kjo premio mund të përdoret edhe për anëtarësim sa i përket transportit publik të qytetit, por edhe për mundësi alternative, ndër të cilat është përdorimi i taksive.

Ata që dëshirojnë do të mund të përdorin sistemin e ndarjes së automjeteve, marrjen me qira të skuterëve dhe biçikletave elektrike.