SP Automotive ka krijuar atë që quan “ultramakina e parë në botë”. Bëhet fjalë për SP Chaos, që mendohet se zotëron teknologji shumë të avancuar. Disa pjesë të kësaj makine janë të printuara në 3D, ndërkohë që prodhimi i saj është bërë duke aplikuar modele të industrisë hapësinore, gjë që ndodh për herë të parë në një makinë. Motori V10 i kësaj ultramakine ka 2048 kuaj fuqi dhe mendohet se shpejtësia e saj maksimale mund t’i kalojë 500 kilometra në orë. Ndërkohë, nga 0 në 100 kilometra në orë arrin për vetëm 1,9 sekonda.