Filmi/ “Vera andrron detin” fiton çmimin special të jurisë në Greqi

Filmi kosovar “Vera andrron detin”, ka fituar çmimin special të jurisë në Greqi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur regjisori i njohur kosovar, arben Zharku, përmes një postimi në Facebook.

Ky nuk është çmimi i parë për këtë film. ‘Vera andrron detin’, me regji të Kaltrina Krasniqit, ditë më parë ka marrë çmimin “GrandPrix” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio.