Shkencëtarët tashmë kanë zhvilluar në laborator mish e qumësht. Por siç duket, zhvillimet në këtë fushë nuk mbarojnë me kaq.
Shkencëtarët në Finlandë thonë se kanë zhvilluar kafe në laborator, që sipas tyre, është kafeja e parë e zhvilluar në këtë mënyrë.
Ata për këtë zhvillim shfrytëzuan një proces që quhet “bujqësia qelizore”, e cila përfshinë nxjerrjen e qelizave nga një bimë e vogël, apo mostër kafshe.
Një proces i tillë është shfrytëzuar për të zhvilluar edhe mishin e qumështin artificial.
Në shembullin e kafesë, mostrat e qelizave u morën nga bima e popullarizuar e kafesë e quajtur Arabica, e cila përbën deri në 56 për qind të prodhimit global.
Më pas, mostrat e qelizave u transferuan në bioreaktor për të prodhuar biomasën, e cila u mblodh për tu pjekur dhe krijuar.
Qëllimi i shkencëtarëve në Finlandë me këtë zhvillim është që të mbështesin me kafe në botë, pasi që ka mungesë të kafesë së kualitetit të lartë, kafesë së pastër.
Shkencëtarët finlandez këtë studim e bënë në Qendrën për Studime Teknike VTT në Espoo, Finlandë, apo vendin ku konsumohet shumë kafeja.
Sipas tyre, kjo kafe ka aromën e shijen e njëjtë si të kafesë normale, ndërkaq në treg mund të nxirret për shitje në vitin 2025.
Tani për tani, të gjitha ushqimet që prodhohen në laborator konsiderohen ushqime eksperimentale, dhe për tu shitur në SHBA duhet të kenë miratimin nga administrata e ushqimit dhe ilaçeve.
Në Evropë, kafeja që prodhohet në laborator duhet të aprovohet së pari si “ushqim i ri”, e më pas të nxirret në treg.
Shkencëtatët thonë se kafeja që prodhohet në laborator mund të ndihmojë në disa çështje, si psh nëse prodhohet në laborator, heqet mundësia që ajo të prodhohet në tokë. Kur jemi te kjo, për tu prodhuar në tokë duhet të shpyllëzohet një pjesë e madhe e tokës në rajone malore, dhe kjo paraqet rrezik për ambientin.
Andaj, prodhimi i kafesë me shije e aromë origjinale në laborator është më se i qëlluar, thonë shkencëtarët finlandez./21Media