DY BOTA TË NDRYSHME NË NJË KORNIZË/ Artisti i kolazhit dixhital përshtat dy botë të ndryshme

Artisti i kolazhit dixhital, Uğur Gallenkuş, që njihet me punimet e tij të cilat kanë si temë luftën dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, ka tërhequr vëmendjen mbi problemet që përjeton njerëzimi nëpërmjet veprave të tij ku ai ka përshtatur dy botë të ndryshme në një kornizë fotografie.

I punësuar në një kompani private në Stamboll, 31-vjeçari Gallenkuş filloi të bëjë punime të kolazhit dhe fotomontazhit me qëllim për hobi në vitin 2014.

Punimet e Gallenkuş të cilat ishin kryesisht satirike dhe të cilat i postonte në median sociale, ndryshuan mëngjesin kur shikoi fotografinë e foshnjës së sirianit Alan, trupi i pajetë i të cilit doli në breg si pasojë e mbytjes së një varke që transportonte refugjatë në rajonin Bodrum në qytetin Muğla të Turqisë në vitin 2015. Artisti Gallenkuş mori pëlqime në median sociale me punimet e tij që realizoi pasi vendosi të punojë mbi fotografinë e sirianit Alan Kurdi i cili në shtyp është pasqyruar si “Foshnja Alan”.

Punimet e Gallenkuş ndiqen me interes në median sociale ku ai ka mbi 1.1 milionë ndjekës.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA) në Antalya ku ai ka hapur ekspozitën e parë të tij, Gallenkuş tha se synon të tërheqë vëmendjen mbi problemet globale duke bashkuar fotografitë e lajmeve me përmbajtje të cilat do të ndihmojnë në ndërtimin e ndjeshmërisë nga jeta e përditshme.

Në punimin e parë të tij vendosi në temë foshnjën Alan

Duke shpjeguar historinë e punimit që kreu me fotografinë e foshnjës Alan, artisti Gallenkuş tha: “Në mendje më erdhi një përshkrim pasi në lajmet e mëngjesit shikova fotografinë e foshnjës Alan. Përkrah trupit të pajetë të foshnjës Alan shtova një hije. Në atë hije luante me lodrat e rërës një fëmijë. Punimet e mia të para i kam bërë në këtë mënyrë”.

Gallenkuş tha se edhe punimet me një koncept me vija të mprehta që ka bërë së fundmi i ka filluar sërish me një lajm në mëngjes që kishte në temë refugjatët.

Ai thotë se mbi fëmijët që përpiqen të kalojnë Detin Egje ka parë frikën dhe dëshpërimin. Gallenkuş u shpreh se dëshiron që të bënte diçka për të rritur ndërgjegjësimin në çështjen e refugjatëve.

“Synoj të shpjegoj sadopak dhimbjen”

Artisti i kolazhit, Gallenkuş vuri në dukje se përzgjedh fotografitë që ndikojnë thellësisht tek njerëzit.

“Me punimet e mia të kompozimit kolazh që bashkojnë dy botë të ndryshme, synoj formimin e ndjeshmërisë dhe të shpjegoj sadopak dhimbjet më të cilat përballen. Në punimet e mia kryesojnë temat si problemet e refugjatëve, të drejtat e grave, fëmijëve dhe të kafshëve, problemet mjedisore, lufta, uria dhe varfëria. Ndërsa përballë mund të paraqitet ndonjëherë, një objekt, person, pikturë ose arkitekturë nga jeta e përditshme. Në këtë mënyrë përpiqem të bëj që në njërën anë të mendohet se sa me fat janë dhe në anën tjetër të mendojnë mbi veten dhe shoqërinë”, tha ai.

Gallenkuş bëri me dije se ka rreth 300 vepra dhe se është shumë i lumtur që punimet e tij kanë mbërritur tek një numër i madh njerëzish.

Duke shpjeguar se ka publikuar edhe librin e tij të parë ku janë të përfshira punimet mbi të drejtat e fëmijëve, Gallenkuş tha se ka hapur ekspozita në Itali, Gjermani dhe së fundmi në Turqi.