Komuna e Gostivarit në mbledhjen e Këshillit komunal, ka vendosur të ndajë nga 1000 euro për familjet të cilët humbën më të afërmit e tyre në shpërthimin tragjik në Tetovë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës Arben Taravari.
“Si Komunë fqinje por sidomos si njerëz që jemi tronditur nga tragjedia e Tetovës, sot përmes Këshillit komunal, ndamë nga Buxheti ynë nga një mijë euro për çdo familje të cilët para dy ditësh humbën më të dashurit e tyre.
Falenderoj të gjithë këshilltarët për solidarizimin e treguar, të cilët pos që mbështetën unanimisht propozimin tim, bashkë me mua dhe ata dhuruan një pagë nga ajo që marrin si këshilltarë.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen famijarëve të goditur nga kjo tragjedi…”, ka shkruar Taravari,