Dy qendra të reja ditore për fëmijë me pengesa do të hapen në komunat Karposh dhe Tetovë, ndërsa në Gazi Babë po vendoset këshillimore për familjet në rrezik, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale arriti marrëveshje për bashkëpunim me komunat Gazi Babë, Karposh dhe Tetovë, të cilat parashohin hapje të dy qendrave të reja ditore për fëmijë me pengesa, si dhe këshillimore për fëmijë dhe familje në rrezik dhe për fëmijë me pengesa. Bashkëpunimi do të zhvillohet në kuadër të Projektit për përmirësim të shërbimeve sociale që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetje të Bankës botërore. Me këtë, numri i komunave në të cilat ofrohen shërbime sociale të financuara në kuadër të projektit zgjerohet në 26, ndërsa numri I shfrytëzuesve rritet në mbi 1040 shfrytëzues”, ceket në kumtesën e Ministrisë.
Nga atje informojnë se në Komunën e Karposhit 32 fëmijë me pengesa, 16 prej të cilëve të moshës prej 2 deri 5 vjeç dhe 16 prej 6 deri 10 vjeç do të kenë mundësi të qëndrojnë në Qendrën ditore të fëmijëve me pengesa, ku ofrues I shërbimit do të jetë shoqata Montesori.
Në Komunën e Gazi Babës ofrues i shërbimit “këshillim” do të jetë SOS “Fshati I fëmijëve”, ndërsa do të përfshihen 80 anëtarë të familjeve në rrezik social. Ekipet profesionale do të punojnë në përmirësimin e shkathtësive sociale dhe komunikuese të fëmijëve mes moshatarëve, vetëbesimin e tyre dhe vetërespektin, njohjen e ndjenjave dhe teknikave të përballjes.
Siç kumtojnë nga MPPS, që të ulen konfliktet dhe dhuna në familje, ofruesit e shërbimeve do të punojnë edhe në përmirësimin e shkathtësive prindërore dhe në komunikimin mes anëtarëve të familjes, e tëra me qëllim të përforcimit të familjeve në rrezik social.
Ndërkaq në Komunën e Tetovës, gjithashtu do të formohet qendër ditore për persona me pengesa, ku do të kenë mundësi të qëndrojnë 30 fëmijë me pengesa. Ofrues I shërbimit do të jetë OJQ “IMAGO PLUS”.
Ekipi profesional I përbërë nga rehabilituesi special dhe edukatori, logopedi, psikologu, punëtori social dhe fizioterapeutisti do ta sigurojnë shërbimin trajtim individual dhe grupor, sipas vlerësimit paraprak të nevojave të fëmijëve me pengesa.
Afati për zbatim të projekteve është 18 muaj, prej të cilave pesë muaj për vendosje dhe 12 muaj për shërbimin.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së shpejti do të publikojë konkurs të ri për projekte shtesë për komunat të cilat nuk arritën të aplikojnë në konkursin e parë, për çka në periudhën e kalaur vazhdimisht po targetohen nevojat e qytetarëve.