Ansambli i këngëve dhe valleve shqiptare nga Maqedonia e Veriut mori vendin e parë në mesin e pesë shteteve

Në Bullgari Maqedonia e Veriut u përfaqësua nga Ansambli i këngëve dhe valleve shqiptare, e cila e mori  vendin e parë në këtë festival ndërkombëtar, transmeton Portalb.mk.

“Ansambli nacional i këngëve dhe valleve shqiptare morri çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Veliko Trnovo, Bullgari”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës në RMV.

Në garë morën pjesë edhe garues nga Rumania, Rusia, Kroacia dhe Bullgaria

“Në mesin e shumë ansambleve artistët tanë të përgatitur me program artistik dhe me veshje origjinale arritën që brenda pesë netëve të festivalit të veçohen nga të gjitha ansamblet tjera. 311 pikët maksimale të dhëna nga juria profesionale bënë që ansambli ynë të fiton çmimin e parë dhe të triumfojë fuqishëm në këtë prezantim”, deklarojnë nga Ansambli.